Hoxhë Gashi ka një dilemë: Pse është haram një gotë verë nëse s’të deh?

Aktuale

Hoxhë Gashi ka një dilemë: Pse është haram një gotë verë nëse s’të deh?

Më: 15 prill 2021 Në ora: 17:40
Drilon Gashi

Hoxha i njohur me emrin Drilon Gashi ka bërë një shkrim në profilin e tij në Facebook në lidhje me çështjen e dehjes dhe bixhozit.

Ai ka pretenduar se feja islame lejon edhe alkoolin por edhe bixhozin, por ndalon vetëm efektet që mund të shkaktojë: dehjen, respektivisht varësinë nga bixhozi.

Ai ka cituar edhe një poezi arabe ku përmendet pirja e verës.

Postimi i plotë:

Çështje që ja vlen të diskutohet, por jo me dogmatikun:
Nëse ileti i ndalimit të pirjes së verës qenka dehja, atëherë pse është haram një gotë verë në një gosti apo ulja në atë tavolinë?
Vëna nuk quhet “Ithma”, përveq atëherë kur të dehesh me të. Kjo dëshmohet edhe në poezinë arabe:
“E piva verën derisa më humbi mendja
Kështu është Ithmi, ti humbet mendtë”.
Ajetet e Kuranit që mund të merren për bazë këtu janë:
(5/17, 16/67, 2/219, 4/43 dhe 5/90-91).
Ndërsa pyetja filozofike që vjen këtu është: Pse një lojë e thjeshtë e kartave dhe një gotë verë e cila nuk deh na qenkan vepër e shejtanit?
Cila mund të ishte përgjigja logjike dhe e arsyeshme këtu?
Kujdes: Unë nuk po them tani që pak verë është hallall, por thjeshtë pyetje për të zbuluar arsyjen, nëse gjendet.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat