Lajmërohet Bajram Gecaj, ka dy fjalë për paraqitjen e Donika Gërvallës në KS

Aktuale

Lajmërohet Bajram Gecaj, ka dy fjalë për paraqitjen e Donika Gërvallës në KS

Më: 15 prill 2021 Në ora: 18:11
Bajram Gecaj

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj në mënyrë indirekte ka komentuar paraqitjen e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ai në një status në Facebook ka rrëfyer historinë e një ballisti, duke thënë se të bashkohet me uzurpuesit e tokave, t’i ndjek ata që i kthyen tokat, dhe kështu t’u mundësojë kolonizatorëve t’i marrin tokat prapa.

Postimi i tij i plotë:

Pse ishte ballist daja?

Si fëmijë na mësonin në shkollë se partizanët ishin të mirë e ballistët të këqij. Mu për këtë e kisha pyetur atëherë një kushëri të dajëve të mi, i cili kishte qenë ballist dhe i plagosur disa herë, se përse ju kishte bashkuar ballistëve. E ai ma ktheu një përgjigje mjaft të thjeshtë por aq domethënëse sa që nuk e harrova kurrë. Dajo, më tha, para luftës, tokat tona ishin uzurpuar nga kolonizatorët serbë dhe ne i shihnim çdo ditë ata duke punuar tokën tonë. Kur erdhi gjermani, tha ai, na i ktheu tokat dhe i ndoqën kolonizatorët serbë. Më pastaj na u paraqitën disa komunistë shqiptarë të shoqëruar mu me ata kolonizatorët e paraluftës, të cilët tani ishin shndërruar në komunistë, dhe kërkonin që së bashku t’i ndiqnim gjermanët. Mendja ime nuk shkonte më largë se kaq: të bashkohem me uzurpuesit e tokave, t’i ndjekim ata që na i kthyen tokat, dhe kështu t’u mundësojmë kolonizatorëve t’i marrin tokat prapa. Kjo nipi im, më tha ai, ishte logjika ime, sepse unë nuk merrja vesh as çfarë ishte fashizmi, as çfarë ishte komunizmi, e posaçërisht jo se çfarë ndodhte në politikën ndërkombëtare. Ballistët i luftonin kolonizatorët serbë dhe për mua kjo mjaftonte, sepse për mua serbi ishte serb, pa marrë parasysh a ishte komunist a jo, përfundoi daja!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat