Bardhyl Dobra emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme

Aktuale

Bardhyl Dobra emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme

Më: 16 prill 2021 Në ora: 16:18
Bardhyl Dobra dhe Xhelal Sveçla

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se Bardhyl Dobra është emëruar si zëvendësministër në këtë dikaster.

Siç njofton kjo ministri, Bardhyl Dobra, i lindur me 17 shkurt 1986 në Drenas, është në përmbyllje të doktoraturës pranë Universitetit Gent në Belgjikë. Tema e doktoraturës është “Administrata publike në shtete post-konflikt: rasti i Kosovës”.

Tutje është bërë e ditur se që nga viti 2013 deri në 2020, ai ka qenë Sekretar ekzekutiv i Asociacionit Ndërkombëtar të Shkollave dhe Instituteve të Administratës (IASIA), kurse në 2019-2020 ka qenë zyrtar për akreditime pranë Komisionit Ndërkombëtar për Akreditime të programeve të arsimimit dhe trajnimeve në fushën e Administratës Publike (ICAPA).”

“Bardhyl Dobra ka shkuar në Francë në maj të vitit 1999 sikurse mijëra shqiptarë të Kosovës që u larguan nga Kosova. Ai atje ka përfunduar një pjesë të shkollës fillore, shkollën e mesme dhe studimet bachelor dhe master në ekonomi.”

“Gjatë kësaj periudhe ai ka qenë pjesë e programeve të shkëmbimit me të cilat ka studiuar një semestër në Britani të Madhe dhe një vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas rikthimit në Francë, Bardhyli ka vazhduar me një master tjetër në shkenca politike dhe si rrjedhojë ka bërë përvojën profesionale të masterit pranë Ambasadës së Francës në Kosovë.”

“Bardhyli ka qenë i angazhuar në shoqata studentore në Francë dhe ka qenë deri më tani nënkryetar i Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris (QKKP), si dhe anëtar i Bordit të Global Albanian Foundation (GAF).

Përveç gjuhës shqipe, Bardhyli flet edhe gjuhën frënge dhe atë angleze”, thuhet në kumtesë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat