Specialja rikthen pajisjet e OVL-së së UÇK-së, ky është reagimi i Tomë Gashit

Aktuale

Specialja rikthen pajisjet e OVL-së së UÇK-së, ky është reagimi i Tomë Gashit

Nga: P.R Më: 16 prill 2021 Në ora: 18:09
Tomë Gashi

Gjykata Speciale gjatë ditës së sotme u ka rikthyer pajisjet e konfiskuara Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këtë ë ka bërë të ditur Sekretari i OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku.

“Avokatët e z.Hysni Gucati, sapo i sollën në zyrat e OVL UÇK-së pajisjet e konfiskuara nga Gjykata Speciale, të cilat iu dorëzuan atyre pak më herët në Fushë Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar”, ka shkruar Klinaku.

E i menjëhershëm ka qenë reagimi i Tomë Gashit, avokat i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

“Tani avokatët tjerë i pranuan pajisjet e marrura nga selia kryesore e OVL-e UÇK- së gjatë bastisjes me 25 shtator 2020. Unë nuk dij që OVL e UÇK-së të ketë avokat tjetër pos meje. Ja qe Gjykata Speciale në Hagë paska gjetur mënyrë kreative që pajisjet të ju jap avokatëve anglez, e të cilët si anglez që janë nuk paskan kërkuar fare raport se çfarë paska gjetur Prokuroria Speciale e Hagës në pajisjet e konfiskuara me forca të mëdha policore të armatosur rëndë dhe deri në dhëmbë me 25 shtator 2020, kur e arrestuan kryetarin Hysni Gucati dhe pak më vonë para një televizioni dera a ishte duke shkuar të jepte intervistë e arrestuan Policia jonë e Kosovës edhe Nasim Haradinaj”, ka shkruar avokati, Tomë Gashi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat