Bulliqi i VV-së tregon kur hapen kafiteritë në Kosovë, pas takimit me ministrin Vitia

Aktuale

Bulliqi i VV-së tregon kur hapen kafiteritë në Kosovë, pas takimit me ministrin Vitia

Më: 16 prill 2021 Në ora: 20:58
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Komunës së Podujevës, njëherit zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, thotë se ka indikacione se që nga dita e hënë do të bëhet edhe hapja e gastronomisë në Kosovë.

Në një intervistë, Bulliqi u shpreh se ai është i mendimit që duhet të bëhet hapja graduale e gastronomisë.

“Kemi pasur një takim të të gjithë kryetarët e komunave me ministrin e Pushtetit Lokal dhe atë të Shëndetësisë. Sipas indikacioneve që po shihen nga e hëna do të lirohen. Mendoj që duhet gradualisht të bëhet lirimi i masave”, ka thënë Bulliqi.

Bulliqi ka folur edhe për javët e para të qeverisë Kurti.

Ai lavdoi këtë qeveri, duke thënë se ia ka nisur mbarë punës në krye të institucioneve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat