“1 muaj qeverisje, 293 qytetarë të vdekur”, Lumir Abdixhiku i reagon ashpër pushtetit: Dobët, dobët shumë

Aktuale

“1 muaj qeverisje, 293 qytetarë të vdekur”, Lumir Abdixhiku i reagon ashpër pushtetit: Dobët, dobët shumë

Nga: N.Sh Më: 17 prill 2021 Në ora: 15:07
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, lideri i LDK-së, ka treguar se brenda 1 muaji kanë vdekur 293 qytetarë.

Ai shkruan se, dështimi i vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj medieve.

Sipas tij, Qeveria Kurti ka obligim t’i gjejë vaksinat, duke shtuar se nuk po sheh punë të tyre.

Postimi i plotë:

Dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj mediave. E vërteta është interesi i vetëm publik.

Mediat kanë për detyrë të nxjerrin këtë të vërtetë; pushteti - që i ka krejt - ka për obligim t’i gjejë vaksinat. Fjalë e arsyetime kemi pasur plot. Punë s’po shohim dot. Kërcënimi s’është punë; e as që bën punë. Dobët, dobët shumë.

1 muaj qeverisje.

293 kosovarë të vdekur.

0 vaksina.

Kjo është e vërteta. Në këtë të vërtetë të dhimbshme duhet të fokusohet energjia e pushtetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat