Publikimi i dokumentit për vaksinat, Besian Mustafa ‘godet’ qeverinë: Veç pse s’ju pëlqen, veç pse i djersitë…

Aktuale

Publikimi i dokumentit për vaksinat, Besian Mustafa ‘godet’ qeverinë: Veç pse s’ju pëlqen, veç pse i djersitë…

Nga: A.Morina Më: 17 prill 2021 Në ora: 15:10
Besian Mustafa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Besian Mustafa ka reaguar pas hetimit që ka filluar të bëjë Prokuroria për “zbulimin e konfidencialitetiet”, lidhur me publikimin e dokumentit në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë Pizer të vaksinave kundër Covidit.

Mustafa tha se ky është hapi i parë drejt shkeljes flagrante të lirisë së fjalës, të garantuar me Kushtetutë.

“Nuk e kanë të drejtën as shumica, as turma, as politika ta heshtin fjalën e lirë, veç pse s’ju pëlqen, veç pse i djersitë”, shkroi Mustafa në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Fjala e lirë, edhe atëherë kur nuk na pëlqen, e sidomos kur nuk na pëlqen, është themeli i lirisë dhe demokracisë. Nuk e kanë të drejtën as shumica, as turma, as politika ta heshtin fjalën e lirë, veç pse s’ju pëlqen, veç pse i djersitë. Marrja në pyetje e gazetarëve të Insajderit sot është hapi i parë drejt shkeljes flagrante të lirisë së fjalës, të garantuar me Kushtetutë!

“Nëse hiqet liria e fjalës, atëherë memecë dhe të heshtur mund të na çojnë, si dele në thertore.”

George Washington

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat