Vëllai i dëshmorit i drejtohet Albin Kurtit: Dy llafe i kam, ju kam prit qe 16 vjet...

Aktuale

Vëllai i dëshmorit i drejtohet Albin Kurtit: Dy llafe i kam, ju kam prit qe 16 vjet...

Më: 18 prill 2021 Në ora: 11:11
Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe qytetari

Kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë sot homazhe te varrezat e dëshmorëve në Velani.

Aty, një qytetar i cili është vëllai i një prej dëshmorëve në Velani, i është drejtuar Kurtit me fjalët që kishte thënë dikur për përmendoret e dëshmorëve.

“Dy llafe i kam. Ju kam prit qe 16 vjet. Të vetmit që e kanë kry obligimin, po i citoj fjalët tuaja, janë dëshmorë, ne ia kemi borxh tërë jetën. Do varre i kanë ndreqë, do s’i kanë ndreqë. Qeveritë e deritashme na kanë premtuar e na kanë rrejtë çdo ditë, po i citoj fjalët që i ke thënë, “ju edhe në tendera të dëshmorëve vidhni, sepse jeni hajna klasik tipik”. Disa varre janë të gurit, disa janë kështu qysh janë”, ka deklaruar ai.

Kryeministri Kurti, ka thënë se dëshmorët e kryeqytetit luftuan për lirinë dhe ranë heroikisht që të ngritet kauza e shqiptarëve dhe më pas të vijë çlirimi, liria dhe pavarësia.

Ai këto i deklaroi gjatë homazheve që bëri me Presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Bëmë nderime tek varret e dëshmorëve të kryeqytetit, të cilët luftuan për liri dhe ranë heroikisht që të ngritet kauza jonë dhe më pas të vijë çlirimi, liria dhe pavarësia”.

“Andaj, ne kthehemi dhe rikthehemi në këto vende në mënyrë që t’i kujtojmë ata dhe t’ia përkujtojmë vetes çmimin e madh që kemi paguar me gjakun e popullit për lirinë dhe pavarësinë që e kemi sot”.

“Por, në të njëjtën kohë për të përkujtuar amanetet dhe idealet e tyre për progres, barazi, mirëqenie që nuk e përjashton asnjë njeri”, ka thënë Kurti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat