Serbia planifikon edhe një lagje në “Luginën e Diellit”, banorët kërkojnë reagim nga Qeveria

Aktuale

Serbia planifikon edhe një lagje në “Luginën e Diellit”, banorët kërkojnë reagim nga Qeveria

Më: 18 prill 2021 Në ora: 21:21
Suhodoll

Banorët e fshatit Suhodoll shqetësohen nga popullimi i kësaj lagje, kërkojnë intervenim nga Qeveria e re.

Punimet po i vazhdojnë në mënyrë intensive.

Këta puntëorë madje nën tingujt e muzikës serbe po i japin dorën e fundit objekteve në lagjën “Lugina e Diellit” në veri të Mitrovicës.

Tanimë në shumë shtëpi ka banorë, ndërsa edhe institucionet si shkollat e kishat janë në përfundim e sipër.

E këtë pjesë e mban mend më ndryshe një banor i fshatit Suhodoll.

Ai që njihet nga vendasit si Shpat i madh, do të duhej të ishte pjesë atraktive për banorët e Mitrovicës, e një zgjidhje për këtë problem po kërkojnë edhe nga Qeveria e re e Kosovës.

E një tjetër banor që kishte filluar vitin e kaluar ndërtimin e shtëpisë në këtë pjesë veriore të Mitrovicës, thotë që tani më ndjehet i lehtësuar që ka arritur qëllimin e tij.

Nga dy lagje sa janë për momentin në këtë pjesë, po planifikohet që të ndërtohet edhe një lagje tjetër për banorët serb.

E në lidhje me këtë, nga këshilli i veriut po kërkojnë nga Kryeministri i Kosovës që ta parandalojë këtë plan.

Qeveria Kurti 1 kishte ndarë 1 milion e 500 mijë euro për ndërtimin e shtëpive të reja e rindërtimin e atyre të djegura për t’i kthyer shqiptarët në pjesën veriore.

Madje gjatë një fjalimi në qytetin e Mitrovicës, Kurti kishte thënë që e kanë borxh një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat