Pjetër Shala deklarohet i pafajshëm, kështu e quan aktakuzën ndaj tij

Aktuale

Pjetër Shala deklarohet i pafajshëm, kështu e quan aktakuzën ndaj tij

Më: 19 prill 2021 Në ora: 15:27

(E plotësuar 16:39) - Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala është deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues në Gjykatën Speciale. Duke e quajtur e aktakuzën e Prokurorisë Speciale si qesharake, Shala tha se nuk e ndjen vetën që ka bërë ndonjë krim, përveç që ka mbrojtur atdheun dhe popullin e Kosovës.

Ish-komandant “Ujku” gjatë paraqitjes së tij të parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, tha se nuk ka pas nevojë për filma, pasi vetëm me anë të një ftese, ai do të ishte paraqitur në gjykatë.

Shala: Nuk e ndjej vetën që kam bërë një krim

“Unë nuk e ndjej vetën që kam bërë një krim, pos që kam mbrojtur atdheun tim dhe popullin tim. Jam i pafajshëm plotësisht...Unë disa herë kam ardhur në Tribunalin e Hagës në 2004, 2005, 2007 dhe në EULEX 2016, nuk ka pasur nevojë të bëhet arrestimi. Ky lloj filmi, vetëm një ftesë dhe unë isha paraqit vet”, tha ai.

Ndërkohë, gjykatësi Nicolas Guillou tha se aktakuza ndaj Shalës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020.

Guillou: Akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe paligjshme

“ Më 12 qershor 2020 konfirmova aktakuzën e paraqitur nga prokurori i specializuar kundër të akuzuarit në të cilën ai akuzohet për krime të luftës si në vijim: Pika 1, ndalim arbitrar, pika 2 trajtim mizor, pika 3 torturë dhe pika 4 vrasje e paligjshme”, tha ai.

Por të gjitha këto, ish komandanti i UÇK-së i quajti qesharake.

Shala: Qesharake më duken

“Po i kuptova, qesharake më duken”, tha ai.

Pas kësaj, u caktua më23 prill në orën 11:00 mbajtja e konferenca mbi ecurinë e çështjes ndaj Shalës.

***

Më 23 prill konferenca mbi ecurinë e çështjes ndaj Shalës

Më 23 prill në orën 11:00 është caktuar të mbahet konferenca mbi ecurinë e çështjes ndaj Pjetër Shalës, i akuzuar nga Gjykata Speciale për krime lufte.

Pjetër Shala sot pati seancën e parë para Dhomave të Specializuara, ku u deklarua i pafajshëm.

***

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, është deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues në Gjykatën Speciale.

“Nuk e ndjej veten që kam bërë ndonjë krim, përpos që kam mbrojtur vendin tim jam i pafajshëm plotësisht”, ka thënë shkurtimisht ai.

Ish-ushtari i UÇK-së, Pjetër Shala, ka thënë se nuk ka pasur nevojë të vinte deri te arrestimi, pasi do të paraqitej vet në Gjykatën Speciale në Hagë.

“Unë disa herë kam ardhur në Tribunalin e Hagës, në vitin 2004, 2005, 2007 dhe në EULEX në vitin 2016. Nuk ka pasur nevojë të ndodh arrestimi, ky film, vetëm një ftesë dhe paraqitem vet”, ka thënë Shala.

Shala akuzohet për krime lufte, ushtrim të dhunës fizike dhe psikike, trajtim çnjerëzor, gjatë vitit 1999 në Kukës, në një ish-fabrikë metali.

Shala për aktakuzën: Më duket qesharake

Pjetër Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i ka quajtur qesharake pikat e aktakuzës, të lexuara nga prokuroria.

Shala akuzohet për krime lufte, ushtrim të dhunës fizike dhe psikike, trajtim çnjerëzor, gjatë vitit 1999 në Kukës, në një ish-fabrikë metali.

***

Ka nisur seanca e parë ndaj Pjetër Shalës, i akuzuar nga Gjykata Speciale për krime lufte gjatë vitit 1999.

Shala ishte dërguar në Hagë javën e kaluar.

Shala është arrestuar më 16 mars nga autoritetet belge dhe është transferuar në Hagë më 15 prill.

Në aktakuzën e konfirmuar Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt. Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat