​Nagavci: Harmonizimi i arsimit me kërkesat e tregut të punës, prioritet i Qeverisë

Aktuale

​Nagavci: Harmonizimi i arsimit me kërkesat e tregut të punës, prioritet i Qeverisë

Më: 19 prill 2021 Në ora: 20:32
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe Natacha Gomes

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se avancimi i sektorit profesional të arsimit në Kosovë është pika kyçe ku Qeveria e Luxemburgut do ta ofrojë mbështetjen e saj.

Ajo ka njoftuar se sot në një takim me shefen e zyrës së Luxemburgut, Natacha Gomes u pajtuam që të vazhdojë bashkëpunimi ynë në këtë pjesë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik.

“Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës mbetet prioriteti kryesor i Qeverisë Kurti 2 dhe i imi si ministre e arsimit”, ka shkruar ajo.

Ja shkrimi i saj:

Avancimi i sektorit profesional të arsimit në Kosovë është pika kyçe ku Qeveria e Luxemburgut do ta ofrojë mbështetjen e saj.

Në një takim me shefen e zyrës së Luxemburgut, znj. Natacha Gomes u pajtuam që të vazhdojë bashkëpunimi ynë në këtë pjesë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik.

Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës, mbetet pritoriteti kryesor i Qeverisë Kurti 2 dhe i imi si ministre e arsimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat