​Sveçla takohet me ambasadorin Bencze, diskutojnë për bashkëpunimin Kosovë-Hungari

Aktuale

​Sveçla takohet me ambasadorin Bencze, diskutojnë për bashkëpunimin Kosovë-Hungari

Më: 20 prill 2021 Në ora: 17:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti sot në një takim njoftues ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze.

Me këtë rast, ambasadori Bencze përgëzoi ministrin Sveçla për detyrën e tij të re.

Si dhe u shpreh i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin mes Kosovës dhe Hungarisë.

Ministri Sveçla adresoi fushat ku kërkohet bashkëpunim, si informimi i autoriteteve hungareze rreth planeve të Qeverisë së Kosovës për forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit e krimit, vendosjen e rendit dhe ligjit në tërë territorin e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat