Pamje/ “Jepja edhe një plumb në kry”: Rrëfimi i padëgjuar i Gazmend Halilajt për atentatin që u krye ndaj tij

Aktuale

Pamje/ “Jepja edhe një plumb në kry”: Rrëfimi i padëgjuar i Gazmend Halilajt për atentatin që u krye ndaj tij

Nga: N.Sh Më: 20 prill 2021 Në ora: 17:19
Gazmend Halilaj

Tashmë janë bërë një vit nga atentati që iu bë avokatit nga Drenasi Gazmend Halilaj.

Ishte 14 prilli kur avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, është plagosur me armë zjarri nga dy persona.

Nga ky atentat kamerat e sigurisë të një shtëpie private e kishin xhiruar komplet ngjarjen.

Aty u pa qartë se si ndodhi ky atentat që për fat të mirë shpëtoi Halilaj.

Atë ditë, pasi ndodhi atentati kishte reaguar avokati ku ka deklaruar se është plagosur me armë zjarri.

“Jam jashtë rrezikut për jetën. Më kanë gjuajtur me revole, jam plagosur në dorë por jo nga revolja. Unë kam qenë në veturë, sapo kisha hip në të. Ata kanë qenë dy persona në një xhip të zi me targa të automjetit të një shteti të huaj”, ka thënë Halilaj.

Ky atentat ndaj avokatit kishte ndodhur pas dy dite kur i kishte reaguar Sami Lushtakut për ndihmat e shpërndara në Komunën e Skenderajt në emër të PDK-së, duke i thënë se Sami Lushtaku ndihmat që i dha, ndoshta i bëri me një pjesë të 1 milion e 400 mijë markave gjermane të mërgimtarëve tanë që i ndanë për UÇK-në, që i mori në Tërdec të Drenasit në ora 05:00 të mëngjesit në qershor të vitit 1999 me Jeset Lushtakun, e që ato para më nuk është ditur nga kanë shkuar.

Pas këtij reagimi, Halilaj në profilin e tij në Facebook, kishte shkruar se ka marrë një telefonat nga Lushtaku. Përmes këtij postimi, avokati Halilaj thotë se kryetari i PDK-së, është nisur për tek ai.

“Miq, Sami Lushtaku më kanosi dhe sipas tij u nis në drejtim timin”, ka shkruar Halilaj.

Por përveç këtij njoftimi, Halilaj e ka sfiduar Lushtakun duke i thënë “Hajde”.

“O Sami Lushtaku je vetëm një leckë për mua, hajde”, kishte shkruar tutje Halilaj.

Përndryshe, për sulmin ndaj Halilajt janë arrestuar dy persona dhe po mbahen në burg.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, kemi të bëjmë me katër vepra penale, por ajo që vlen të theksohet është vepra penale Vrasje e Rëndë në tentativë, në bashkëkryerje, ku dënueshmëria për këtë vepër është jo më pak se 10 vjet e deri në burgim të përjetshëm.

Halilaj, ka vite që po ballafaqohet me “peshqit e mëdhenj” në Kosovë.

Ai vazhdimisht po e ngre zërin kundër vjedhjeve e keqpërdorimeve nga siç i quan ai “peshqit e mëdhenj” në Kosovë.

Për ballafaqimin e tij që po u del ballë këtyre personave, atë edhe e patën burgosur, rrahur e maltretuar në burg, duke e lënë pa hëngër e pa pi, por ja që nuk zmbrapset nga qëllimi i tij, kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

Në lidhje me këtë atentat ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është dënuar me gjobë prej 2 mijë euro për një kërcënim ndaj avokatit Halilaj.

Lushtaku u gjobit nga gjykata në Prishtinë një ditë pasi e pranoi fajësinë për këtë vepër dhe procedura ndaj tij u veçua nga dy të akuzuarit tjerë Ibrahim Lushtaku e Xhelal Zeqiri.

Sipas aktakuzës së ngritur më 21 tetor 2020 pasi që i dëmtuari avokati Gazmend Halilaj, më 11 prill 2020 kishte postuar një shkrim në Facebook kundër Sami Lushtakut, i akuzuari Ibrahim Lushtaku, me qëllim të hakmarrjes ndaj Gazmend Halilajt, së bashku me Xhelal Zeqirin më 14 prill rreth orës 15:50 në rrugën “Muhamet Gashi” në Gllogoc, në hyrje të rrugës i kanë zënë pritë te shtëpia e tij.

I akuzuari Ibrahim Lushtaku me veturën “Mistubishi” posa ka ardhur i dëmtuari Gazmend Halilaj me veturën “ Nisan Qashai” e ka goditur veturën e të dëmtuarit Halilaj duke e detyruar atë të dalë nga vetura e tij.

Sipas prokurorisë, pasi Halilaj është goditur nga vetura e të akuzuarit Lushtaku, ka dalë nga vetura e tij dhe ka filluar të ikë për t’iu shmangur sulmit. Në atë moment të akuzuarit kanë dalë me armë nga vetura duke shtënë në drejtim të të dëmtuarit por nuk kanë arritur ta qëllojnë pasi ai kishte hyrë në një lokal.

Ndërsa Sami Lushtaku po akuzohet se më 11 prill pasi e ka lexuar postimin e Gazmend Halilaj në Facebook që kishte të bënte me keqpërdorimin e 1.4 milion eurove  në kohën e luftës, e kishte thirr në Viber të dëmtuarin Gazmend Halilaj duke e kanosur dhe kishte kërkuar nga ai që t’i fshijë ato shkrime.

Aktakuza thotë se Lushtaku e kishte sharë, fyer dhe me qëllim të frikësimit e ka kërcënuar me fjalët “ ku je se pa ardhë me t’kall nuk kam me e lanë” me ç’rast te i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe ankth.

Po ashtu Ibrahim Lushtaku dhe Xhelal Zeqiri po akuzohet se nga data e panjohur e deri më  22 prill pa lejen e organeve kompetente kanë mbajtur  pistoletat e tipit “Ekol” të kalibrit 9 mm dhe “Crvena Zasatava” të kalibrit 9 x 19 mm.

Së fundmi Halilaj ka folur përsëri për atentatin që ndodhi ndaj tij.

Ai ka rrëfyer se si erdhi deri te atentati pas kanosjes që i erdhi me 11 prill të vitit 2020.

Ai thotë se nga ai moment kishin vërshuar veturat në Drenas duke kërkuar se ku është shtëpia e tij.

Halilaj flet për momentin kur u përballë me personat që dolën nga vetura me armë në duar.

Avokati tregon mënyrën se si përballë plumbave, pak para dorëzimit të tij, kur është edhe shtirur si i vdekur në tokë, ishte dëgjuar njërin prej atentatorëve duke i thënë tjetrin “jepja edhe një plumb në kry”.

Ai thotë se kur ishte afruar personi në fjalë për ta qëlluar, ky kishte lëvizuar dhe ia kishte larguar armën nga dora ku pastaj ishte plagosur.

Në rrëfimin e tij, avokati tregon se si ishte futur në një garazhdë dhe kishte kërcyer nga rreth 4-5 metra lartësi nga ana tjetër prej një dritares.

Pas kësaj, ai tregon se si ia kishte dhënë ndihmën e parë pronari aty e që pastaj e kishin lajmëruar edhe Policinë.

Mirëpo, disa pjesëtarë të Policisë sipas Halilajt, përshkak hakmarrjes ndaj tij, aty kishin filluar t’i shkelmojnë edhe gëzhojat e plumbave, duke tentuar të humbasin çdo provë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat