Ministrja Nagavci: Fëmijët e verbër duhet të kenë mundësi të barabarta në shkollim

Aktuale

Ministrja Nagavci: Fëmijët e verbër duhet të kenë mundësi të barabarta në shkollim

Më: 21 prill 2021 Në ora: 14:49
Foto nga takimi

Ministrja e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka marrë pjesë sot në Qendrën Burimore për mësim “Xheladin Deda” në Pejë, ku Ambasada e Çekisë ka dhuruar një donacion prej rreth 19 mijë euro pajisje speciale për nxënës të verbër si, printer braili e makina braili, të cilat do t’u ndihmojnë këtyre nxënësve për mësimnxënie cilësore.

Nagavci ka falënderuar ambasadorin çek, Pavel Bilek për mbështetjen e vazhdueshme për këtë qendër, si dhe për donacionin e sotëm.

Ajo ka thënë se fëmijët e verbër por edhe secili fëmijë i Kosovës duhet të ketë mundësi të barabarta në shkollim.

“E di që deri tash resurset nuk kanë qenë të mjaftueshme për secilin, por e sigurova menaxhmentin e kësaj qendre se, prioritet i imi si ministre por edhe Qeverisë Kurti 2 është ofrimi i mundësive të barabarta për secilin fëmijë. Ndaj në mandatin tonë qeverisës do të punësohen 400 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta duke rritur mundësinë për një arsim cilësor. Përveç obligimit, unë ndjej kënaqësi të madhe të punojë për ofrimin e mundësisë për shkollim, për secilin nxënës pa dallim”, ka thënë Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat