Pyper: Mbi 75% e qytetarëve mendojnë se do të rritet presioni për rifillimin e shpejtë të dialogut

Aktuale

Pyper: Mbi 75% e qytetarëve mendojnë se do të rritet presioni për rifillimin e shpejtë të dialogut

Më: 21 prill 2021 Në ora: 23:27
Ilustrim

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe proceset që pasojnë.

Mbi 75% e qytetarëve të anketuar mendojnë se do të rritet presioni ndërkombëtarë për rifillimin e shpejtë të dialogut. Rreth 10.5% mendojnë se ndërkombëtarët nuk do të ushtrojnë presion në këtë pikë derisa pjesa tjetër nuk kanë opinion.

Mbi 51% e qytetarëve mendojnë se Qeveria Kurti nuk do të bëj kompromis për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Rreth 28% mendojnë se qeveria do të pranojë kompromise për Asociacionin. Mbi 21% nuk kanë opinion për këtë temë.

Pas publikimit të disa dokumenteve sllovene, 42.3% e qytetarëve mendojnë se tema e ndryshimit të kufijve do të rihapet përsëri. 37.35% e respodentëve mendojnë se tema e kufijve nuk do të rihapet më. Ndërsa 20.35% nuk kanë opinion për këtë temë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat