Tahiri ‘thumbon’ VV-në: Pensionistët u goditën nga një parti e majtë

Aktuale

Tahiri ‘thumbon’ VV-në: Pensionistët u goditën nga një parti e majtë

Më: 22 prill 2021 Në ora: 00:02
Besnik Tahiri

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka komentuar vendimin e Qeverisë sipas të cilit shtesat prej 30 eurove mbi pensionin bazë janë zbritur dyfish.

“Një parti e cila është e majte, me ua heq ka 20 euro pensionistëve, kjo tregon mungesën e vlerësimit, analizës së saktë, dhe politikave që i kanë shty që 15 vjet.

Sot u goditën pensionistët.”

“Një qeveri që nuk ka program , kur nuk prezanton program punon at hok, asnjë ministër nuk ka dalë me i tregu qëllimet, shembull ministri i Arsimit me dalë me thënë ky është qëllimi im i parë, i dytë, i tretë, që 1 muaj e gjysmë asnjë”, shtoi ndër të tjera Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat