AAK i kërkon Qeverisë Kurti anulimin e vendimit për shtesa ndaj pensionistëve

Aktuale

AAK i kërkon Qeverisë Kurti anulimin e vendimit për shtesa ndaj pensionistëve

Më: 22 prill 2021 Në ora: 13:53
Besnik Tahiri

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po i kërkon Qeverisë Kurti të anulojë gjatë ditës sotme vendimin për shtesat ndaj pensionistëve. Në partinë e Ramush Haradinajt thonë se heqja e 20 eurove prej shtesave ndaj të moshuarve është veprim i papërgjegjshëm.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi përmes një konference për medie tha se ky vendim bie ndesh me premtimet e kryeministrit Kurti për barazi sociale.

Isufi: Kërkojmë nga kryeministri i Kosovës që menjëherë të anulojë vendimin

“Kërkojmë nga Kryeministri i Kosovës që menjëherë të anulojë vendimin për shtesat e 20 eurove që janë hequr pensionistëve. Kjo mënyrë e veprimit të qeverisë është në vazhdën e gabimeve të mëhershme që i ka bërë dhe po vazhdon të fillojë krizën në vend. Pikërisht në vazhdën e premtimeve për barazi sociale dhe mirëqenie qytetare ka ardhur në pushtet, dhe ka rrezikuar kategorinë më të ndjeshme të shoqërisë në këtë rast pensionistët. Ka segmente tjera që qeveria mund të kursehet, sidomos në pjesën që e ka quajtur luksoze të qeverive të kaluara. Po ashtu edhe kursime të tjera që mund të bëhen në qeverisje, por jo të kategorisë të cilat janë më të rrezikuarat në shoqëri”, tha ai.

Kritik ndaj Kurtit për këtë vendim u shpreh edhe shefi i Grupit Parlamentar të AKK-së në Kuvendin e Kosovës, Besnik Tahiri.

Tahiri: Shfuqizimi i vendimit që i sanksionon kategorinë më të rrezikuar sociale duhet të ndodh sot

“Jemi duke fol për veprime të papërgjegjshme të paplanifikuara të një plani operativ, mungesë të një programi qeverisës. Ende një ministri nuk na ka paraqitur tri objektiva për një temë. Për ne shfuqizimi i vendimit që i sanksionon kategorinë më të rrezikuar sociale duhet të ndodh sot”, tha ai.

Ndërsa, deputeti Shemsedin Dreshaj kritikoi qeverinë për mos sigurimin e vaksinave.

Dreshaj: Kjo na bënë që të jemi skeptik në menaxhimin efikas të pandemisë

“Kjo na bënë që të jemi skeptik në menaxhimin efikas të pandemisë. Për shkak se me 24 mijë vaksina jemi duke tentuar të mbrojmë popullatën që tri javë të plota. E them se na nevojitet shumëçka për finalizim dhe na duhet shumëçka që të jemi në këtë drejtim në atë mënyrë që popullit t’iu dalim përballë ta mbrojmë dhe trajtojmë. E jo të merremi me vendime sanksionuese lidhur me zvogëlimin e një page minore dhe ajo të zvogëlohet për 20 euro për kategoritë që kanë nevojë stimulim dhe jo zvogëlim”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat