​Kurti e Osmani diskutojnë për mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë

Aktuale

​Kurti e Osmani diskutojnë për mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë

Më: 23 prill 2021 Në ora: 14:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut kanë diskutuar për veprime konkrete dhe koordinim më të mirë mes dy qeverive, për të lehtësuar transportin rrugor dhe qarkullimin e mallrave. Po ashtu u dakorduan lidhur me hapat e mëtejmë rreth organizimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, ku do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh mes të dy shteteve.

Këto deklarata u bënë në takimin mes Kurtit e Osmani, pasi ky i fundit po qëndron një vizitë zyrtare në Kosovë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka pritur në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Ministri Osmani ka uruar kryeministrin Kurti për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe për procesin zgjedhor demokratik dhe institucionet e reja të dala nga ky proces. Ai theksoi që kjo ishte vizita e tij e parë zyrtare në Kosovë, që kur është zgjedhur Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 30 gusht 2020. Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si model i fqinjësisë së mirë. Kryeministri Kurti dhe ministri Osmani biseduan për veprime konkrete dhe koordinim më të mirë mes dy qeverive, për të lehtësuar transportin rrugor dhe qarkullimin e mallrave.

Po ashtu u dakorduan lidhur me hapat e mëtejmë rreth organizimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, ku do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh mes të dy shteteve”, thuhet në komunikatën për media nga zyra e kryeministrit.

Ministri Osmani u shpreh i lumtur për konfirmimin e pjesëmarrjes së kryeministrit Kurti në Samitin e Prespës, që planifikohet të mbahet në korrik të këtij viti.

Image

Temë e takimit ishte edhe çështja e integrimit evropian, ku kryediplomati konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Maqedonisë së Veriut për Kosovën në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat