Vitia thotë se ka kërkuar nga Murati vazhdimin e shtesave për profesionistët shëndetësorë

Aktuale

Vitia thotë se ka kërkuar nga Murati vazhdimin e shtesave për profesionistët shëndetësorë

Më: 26 prill 2021 Në ora: 11:29
Arben Vitia

Për zvogëlimin e shtesave për profesionistët shëndetësorë ministri i Shëndetësisë Arben Vitia tha se me të marr detyrën është njoftuar se vendimi është në fuqi vetëm deri në muajin mars.

Ai në seancë ku po diskutohet për situatën me pandeminë shtoi se ka kërkuar nga ministri i Financave dhe Transfereve që shtesat të vazhdohen edhe më tutje.

“Ne kemi menduar që të ndihmojmë me kapacitetet këto kategori dhe unë kam marr njoftimin se shtesat përfundojnë në muajin mars dhe me ministrin kemi biseduar se si mund të vazhdohen këto shtesa”.

“Ministria e Financave ka ardhur me propozimin dhe është miratuar nga Qeveria në bazë të kapaciteteve buxhetore”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat