​Ministri i Jashtëm i Italisë: Kosova meriton liberalizimin e vizave

Aktuale

​Ministri i Jashtëm i Italisë: Kosova meriton liberalizimin e vizave

Më: 26 prill 2021 Në ora: 18:10
Luigi Di Maio

Në konferencën ndërparlamentare të organizuar nga Piero Fassino, ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio kërkoi nga Evropa të mbështesë Ballkanin Perëndimor dhe përpjekjen për të negociuar me një perspektivë konkrete integrimi.

Ai theksoi se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe meriton liberalizimin e vizave, shkruan ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando në një postim në Twitter.

Ndryshe, në seminarin mbi Ballkanin Perëndimor me temën “Ballkani Perëndimor:

Midis multi-polaritetit dhe procesit të integrimit evropian”, organizuar nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Piero Fassino, u tha se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, ndërsa i takon Kosovës dhe Serbisë të vazhdojnë dialogun pasi është qenësor për aspiratën evropiane të të dyja vendeve. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat