​Haradinaj: Meja, dëshmi se shqiptarët pa dallim kërkuan lirinë

Aktuale

​Haradinaj: Meja, dëshmi se shqiptarët pa dallim kërkuan lirinë

Më: 27 prill 2021 Në ora: 12:15
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Mejë në përvjetorin e 22-të të masakrës ku më 27 prill 1999 u vranë 376 persona.

Ai ka thënë se bashkëndjen me familjarët e martirëve.

Haradinaj: Armiku kërkoi të na zhbëjë

"Njëkohësisht për të pagjeturit që është një plagë e rëndë dhe vazhdon të rëndojë edhe jetën e shumë familjeve tona. Në Mejë dërgohet një porosi e qartë që para se gjithash jemi shqiptarë. Këtu pushojnë trupat e shqiptarëve, e dy besimeve apo shumë besimeve shqiptare. Shihet që lufta për çlirimin e Kosovës ka pasur vetëm një qëllim, çlirimin. Ndërsa armiku vetëm një qëllim, zhbërjen tonë, pa marrë parasysh cilën do përkatësi tjetër", tha Haradinaj.

Tutje, Haradinaj ka shtuar se ata të cilët jetojnë ua kanë borxh martirëve mbrojtjen e lirisë.

Në Mejë me qindra familjarë e qytetarë po bëjnë homazhe pranë varreve të familjarëve të tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat