Ministri Vitia i kundërpërgjigjet Bekë Berishës pas kritikave për menaxhimin e COVID-19

Aktuale

Ministri Vitia i kundërpërgjigjet Bekë Berishës pas kritikave për menaxhimin e COVID-19

Më: 27 prill 2021 Në ora: 16:11
Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë sërish se nëse ai ka refuzuar të nënshkruaj ndonjë kontratë për sigurimin e vaksinave, ai do të japë përgjegjësi penale, juridike dhe morale.

Vitia këtë deklaratë e bëri si kundërpërgjigje ndaj deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, i cili kritikoi ashpër ministrin për menaxhimin e pandemisë.

“Nuk kam thënë se do të jap dorëheqje, ajo është me lehtë për tu bërë. Unë prapë po e them se nëse kam refuzuar diçka të nënshkruaj siç po aludoni ju, unë do të jap përgjegjësi penale, juridike, morale çfarë do përgjegjësie që më ngarkohet”, shtoi ai.

Ministri Vitia po ashtu tha se vaksina AstraZeneca është e sigurt, dhe nuk ka pasur ndonjë efekt serioz të qytetarët.

Ndryshe, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha tha se ministri Vitia nuk ka mundur të realizojë premtimet e bërë, pasi që nuk ka arritur të sigurojë vaksina për qytetarët.

“Rezultatet tuaj nuk janë as të përafërta me ato që keni premtuar. Patët premtuar se brenda 6 mujave, 50 përqind e qytetarëve do të kenë qasje për vaksinim. Shpresat për të dalë nga kjo gjendje janë të venitura.
Ashtu siç është gjendja me pandeminë, aspak më mirë nuk jemi me ekonominë. Qeveria vetëm ka shkarkuar dhe emëruar borde për përfitime të veta. Masat e ndërmarra nga qeveria deri më 18 prill, nuk dhanë asnjë efekte pozitiv”, ka deklaruar ai.

Seanca ku po diskutohet për menaxhimin e pandemisë COVID-19 ka filluar rreth orës 15:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat