Edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar Edi Ramën për fitoren e mandatit të tretë në Shqipëri.
Ai ka thënë se, Shqiperia e kaloi testin e madh të organizimit të zgjedhjeve të cilat ishin të lira dhe demokratike.
Postimi në Facebook:
Kryeministrin shqiptar Edi Rama e uroj për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Shqiperia e kaloi testin e madh të organizimit të zgjedhjeve të cilat ishin të lira dhe demokratike. Kryeministrin dhe stafin e tij e presin shumë sfida nga ky besim i madh qytetar, të cilat jam i bindur se do ti kaloj duke e derguar vendin drejt zhvillimit dhe prosperitetit.