Arben Vitia: Në maj vijnë vaksinat dhe më nuk ndalen

Aktuale

Arben Vitia: Në maj vijnë vaksinat dhe më nuk ndalen

Më: 27 prill 2021 Në ora: 18:50
Arben Vitia

Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur debat parlamentar për pandeminë COVID-19 dhe sigurimin e vaksinave antiCOVID.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se është në përfundim për sigurimin e vaksinave, dhe shtoi se vaksinat pritet që të vijnë në maj, e sipas tij, nuk do të ndalet më vaksinimi.

“Në asnjë moment nuk e kam thënë që nuk jam në krye të betejës  për sigurimin e vaksinave. Ju e dini që janë disa çështje të deleguara, dhe në krye të betejës natyrisht se jam unë. Përgjegjësitë kryesore i kam unë, prandaj flas me përgjegjësi të plotë, se nga maji kur të fillojnë me ardh vaksinat, ky proces nuk do ndalet por do të vijnë ato. Ju jeni më të zëshëm tani, se sa më herët. Ky zelli juaj tani është pak për t’u befasuar. E thatë disa herë dhe po e thoni edhe ju, janë 30 ditë. Po të kishin qenë të prodhuara apo në stoqe, do të kishte qenë e pamundur që të vijnë deri tani”, tha Vitia.

Më tej, Vitia iu përgjigj deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi duke thënë se për 30 ditë janë bërë të gjitha ato që duhet bërë, që vaksinat të sigurohen me kohë.

“Për 30 ditë janë bërë të gjitha ato që duhet bërë në bashkëpunim me të gjithë që vaksinat të sigurohen me kohë. Është e drejtë dhe e qartë që vaksinat nuk janë vetëm çështje shëndetësore, natyrisht se kjo na e ka shtuar përgjegjësinë”, tha tutje ai duke iu përgjigjur deputetit të PDK-së, Memli Krasniqi.

Në anën tjetër deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi iu përgjigj Vitisë duke thënë se “nuk ke faj, është e kuptueshme që të doket se ndaj teje jemi ma të zëshëm se ndaj Zemajt”.

“Nuk ke faj, është e kuptueshme që të doket se ndaj teje jemi ma të zëshëm se ndaj Zemajt. Sepse me vet këtë të fundit thotë që ndaj meje kanë qenë më të zëshëm.  Mu më doket që prej se e ke përfundu mandatin si ministër, e deri tash, s’ke fol për këtë punë”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat