Osmani dhe Kurti pa urime për Ramën

Aktuale

Osmani dhe Kurti pa urime për Ramën

Më: 28 prill 2021 Në ora: 20:37
Albin Kurti, Edi Rama

Mungesa e durimit të ndërsjellë i ka shquar takimet mes tyre.

Kjo shpërfillje midis Edi Ramës dhe Albin Kurtit po del se po vazhdon edhe tani kur të dy i kanë rimarrë pozitat drejtuese në qeveri, dhe atë me shumicën e vendeve në Kuvend.

Në fakt është kryeministri kosovar që nuk e ka uruar ende homologun nga Tirana për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.

Ani se Rama e pati uruar me 15 shkurt, një ditë pas fitores në zgjedhje, dhe më 23 mars, ditën e marrjes së detyrës. Te ky telegrami i fundit ia kishte shprehur ‘dashurinë’ edhe me pak shkrim dore.

Veç tij, fitoren Partisë Socialiste nuk ia uroi as presidentja Vjosa Osmani e cila në vizitën e parë në Shqipëri, si presidente në detyrë, nuk kishte dalë fare me Edi Ramën në konferencë.

E këto veprime po shihen jo dashamirëse kombëtarisht nga Avni Klinaku i cili sheh një rivalitet politik mes Ramës dhe Kurtit.

Nga zyra e Albin Kurtit nuk kanë dhënë ndonjë arsye, porse nga Presidenca kk i kanë thënë se mos-urimi ka ndodhur si shkak që ende nuk ka certifikim të rezultateve.

Por, Rama ka miqësi të ngushtë më ish-presidentin Hashim Thaçi të cilin e përmendi disa herë gjatë fushatës, ndërsa të martën bëri me dije se pranoi një letër urimi që ai ia shkroi nga paraburgimi në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat