Viktima më e re që vdiq nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Aktuale

Viktima më e re që vdiq nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Më: 30 prill 2021 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar për numrin e viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 11 viktima dhe 202 raste të reja me COVID-19.

Në mesin e të vdekurve nga koronavirus, gjatë 24-orëve të fundit është edhe një 37-vjeçar nga komuna e Podujevës.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (87, 77 vjeç), Podujevë 2 raste (84, 37 vjeç), Prishtinë 2 raste (76, 64 vjeç), Drenas 1 rast (90 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Skenderaj 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat