Temperaturat e larta, mijëra qytetarë nga Kosova i drejtohen bregdetit shqiptar! Fluks makinash në Morinë

Aktuale

Temperaturat e larta, mijëra qytetarë nga Kosova i drejtohen bregdetit shqiptar! Fluks makinash në Morinë

Më: 1 maj 2021 Në ora: 12:56
Morinë

Temperaturat e larta kanë bërë që kjo fundjava të sjelli një fluks të qytetarëve nga Kosova në pikën kufitare të Morinës.

Vetëm deri në mesditën e së premtes 6000 qytetarë kanë kaluar pikën kufitare në drejtim të Shqipërisë.

Edhe kjo e shtunë nisi me një fluks të lartë mjetesh e qytetarësh nga Kosova, ku radhë deri në 70 metra janë krijuar në hyrje të pikës kufitare në Morinë. Policia kufitare njoftoi se në orët e para të ditës kaluan kufirin rreth 5000 shtetas të Kosovës.

Ndërkohë për të përballuar fluksin e lëvizjes, policisë kufitare prej të premtes i është dashur që të punojë me 6 sportele shtesë në mënyrë që të shmangë sa të mundë vonesat dhe po aplikon procedurën e përshpejtuar për të përballuar fluksin e jashtëzakonshëm në hyrje.

Gjithashtu Policia Kufitare në Morinë ka kryer kontrolle për mjete dhe persona të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme, që mund të përfitojnë nga fluksi. Qytetarët kosovarë që zgjedhin të pushojnë në Shqipëri për fundjavë nuk mungojnë gjatë gjithë vitit. 

Nëse nuk hapet videoja klikoni për ta shikuar në youtube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat