Kryetari i LDK-së në Gjermani flet për “Listat e zeza”: Ja vrasjet që u kryen me porosi

Aktuale

Kryetari i LDK-së në Gjermani flet për “Listat e zeza”: Ja vrasjet që u kryen me porosi

Nga: P.R Më: 5 maj 2021 Në ora: 18:57
Viktimat e vrasjeve politike në Kosovë

Kryetari i degës së LDK-në në Gjermani, Osman Ferizi përmes një postimi në facebook ka shkruar se vrasjet politike janë njolla më e keqe për Kosovën.

Ai ka dalë në mbështetje Ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallës.

Sipas Ferizit, vrasjet politike janë bërë me porosi.

“Ne do duhej të protestonim para Ministrisë së Drejtësisë për maskaradën e humbjes së Dosjeve, vrasjen dhe blerjen e dëshmitarëve për të kërkuar dhe hetim ndërkombëtar për rolin destruktiv të SHIK-ut.

Ata që kundërshtojnë zbardhjen e vrasjeve kriminale politike janë TRADHËTAR të SHITUR dhe HISEDAR në krime!”, ka shkruar ndër tjerash Ferizi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

VRASJET ME POROSI!!!

Vrasjet Politike janë njolla më e ZEZË e shoqërisë së Kosovës, u mor modeli Stalino-Enverist i Shqipërisë Komuniste, u shpifen, etiketuan dhe u vranë Patriot të vijës Institucionale (zyrtar të LDK-se, eprorë, gazetar dhe ushtar), u formuan “LISTAT e ZEZA” për eliminim politik e fizik më qëllim marrje pushteti për hajni e zhvatje të Shtetit.

Këta surrogat e shiten Kosovën, pse nuk pyet kush nga u bënë MILIONER, me rrogat modeste të shtetit, jo kurrë. Ne në vend që të turpërohemi si Shtet dhe shoqëri sepse disa drejtues e kompromituan edhe emrin e shenjtë të UÇK-së, pse kanë frikë nga DREJTËSIA, janë ata gjyqtar e prokuror nga Shtetet mike që na ndihmuan të çlirohemi, nuk janë si tanët që blihen dhe frikësohen. Ne do duhej të protestonim para Ministrisë së Drejtësisë për maskaradën e humbjes së Dosjeve, vrasjen dhe blerjen e dëshmitarëve për të kërkuar dhe hetim ndërkombëtar për rolin destruktiv të SHIK-ut.

Ata që kundërshtojnë zbardhjen e vrasjeve kriminale politike janë TRADHËTAR të SHITUR dhe HISEDAR në krime!

Respekte Donika Jusuf Gërvalla që po ua kujton këtë të zezë të Kombit.

Kurrë kjo farë e fëlliqur mos u shtoftë!

Drejtësi për Xhemajl Mustafen, Enver Malokun, Ahmet Krasniqin,Tahir Zemaj, Smajl Hajdaraj, Sabahate Tolaj, Bardhyl Ajetin, Shaban Popoven, Kom. “Drinin”, kom. “Bardhin”, kom. “Kumanoven”, kom. “Korbin”, Behjadin Allaqin.........

Pa Drejtësi nuk ka pajtim e as falje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat