Osmani dhe Kurti bëjnë homazhe tek varri i Fehmi Aganit, kërkojnë drejtësi

Aktuale

Osmani dhe Kurti bëjnë homazhe tek varri i Fehmi Aganit, kërkojnë drejtësi

Më: 6 maj 2021 Në ora: 09:26
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, kanë bërë homazhe tek varri i heroit Fehmi Agani, në 22 vjetorin e vdekjes së tij.

Pas homazheve, Osmani e kujtoi Aganin si njeri që dinte t’i bënte bashkë të gjithë dhe si krahu i djathtë i Rugovës.

“Në këtë 6 maj në 22 vjetorin e vrasjes makabre të Fehmi Aganit, njeriut i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në vendosjen e e bazamentit të Kosovës, së bashku me Kryeministrin bëmë nderime te varri i tij për ta kujtuar në radhë të parë shpirtin lirdashës dhe intelektualitetin i cili kurrë nuk rreshti së punuari për Kosovën. Ishte njeri që gjithmonë dinte t’i bënte të gjithë bashkë në kohën më sfiduese, ishte krahu i djathtë i Rugovës, punoj që sakrifica e popullit të Kosovës për liri të dëgjohej edhe përtej kufijve. I përjetshëm qoftë kujtimi për të, ndërkaq sikurse edhe për të gjithë ata të cilëve u morën jetën serbët, kërkojmë drejtësi”, tha Osmani.

Ndërsa Kryeministri Kurti tha se kontributi dhe puna e veprimtarit Agani do të jehojë edhe në të ardhmen.

“Vendosëm lule të freskëta tek varri i tij në Prishtinë dhe bëmë nderime për figurën e tij, foli dhe kontributi i të cilit është i madh. Si profesor akademik intelektual, Agani kishte formim të thellë social dhe të lartë humanist. Agani e theksonte rëndësinë e mendimit në politikë dhe të argumentimit në mendim. Jemi në fund që sistemi ynë i drejtësisë të punojë dhe të veprojë për vrasjet e shumta të regjimit kriminal, të fillojmë të kemi procese të drejta gjyqësore që sjellin drejtësi për të gjitha viktimat. Agani ka lënë studentët e tij të cilët janë edhe profesorë sot, ka lënë veprat e tij që lexohen nga të gjithë padyshim kontributi dhe puna e tij do të jehojë edhe në të ardhmen”, tha Kurti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat