Interesim i madh për vaksinim me Pfizer, vetëm dje u dhanë afër 800 vaksina

Aktuale

Interesim i madh për vaksinim me Pfizer, vetëm dje u dhanë afër 800 vaksina

Më: 6 maj 2021 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Të martën në Kosovë arritën 4680 doza të vaksinës kundër Covid-19 të kompanisë Pfizer/Biotench.

Ndërsa dje gjatë ditës ka rinisur procesi i vaksinimit i punëtorëve shëndetësor, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit për arsye shëndetësore për çka duhet të kenë dëshmi.

Vaksinimi po bëhet në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku ka edhe interesim tejet të madh.

Në një përgjigje për Indeksonline nga Ministria e Shëndetësisë thanë se vetëm dje janë dhënë afër 800 vaksina.

Tutje, nga MSH thonë se deri në fundjavë presin që të përfundojë procesi i vaksinimit të profesionistëve shëndetësor nga të gjitha komunat.

Këto vaksina janë vetëm pjesa e parë e 95.000 dozave të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinimin kundër Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat