Gashi: Deklaratat e ministres Gërvalla janë të tepruara dhe panevojshme

Aktuale

Gashi: Deklaratat e ministres Gërvalla janë të tepruara dhe panevojshme

Më: 6 maj 2021 Në ora: 15:32
Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi po i konsideron të tepruara dhe panevojshme deklaratat e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Megjithëkëtë nuk po kërkojnë shkarkimin e saj, sikur “aleatja” e saj në opozitë, PDK-ja.

Përmes një konference për medie, Gashi tha se në seancën e sotme plenare pati veprime të dhunshme dhe nëse vazhdohet këtë formë Kuvendi dhe vendi po shkojnë drejtë tensionimeve të reja.

Gashi: Janë deklarime të tepruara dhe panevojshme

“Janë deklarime të tepruara dhe panevojshme. Ato deklarime në atë mënyrë dhe gjuhë në Kuvendin e Kosovës rrallë herë janë dëgju, por mendoj se vendit i duhen më shumë qetësia dhe jo absolutizmit të përdorur nga foltorja e Kuvendit nga qeveritarët. Ne nuk jemi palë e atij konflikti. Aty janë dy palë që janë në konflikti, por çka mundem me thanë se gjuha që u përdor nga ana e qeverisë ishte e gabuar[...]S’kemi nevojë ne me qenë në linjë të njëjtë me PDK-në, nuk di pse bëhet kjo pyetje. PDK është pari në veti ne jemi parti në veti. Nuk kemi as koalicion opozitar dhe as qeverisës...për ne nuk është faji te zonja Gërvalla, faji është te Kurti. Problemi është tek Albin Kurti, për ne zonja Gërvalla është zëvendëskryeministre e tij”, tha ai.

Gashi tha se në seancën e sotme pati edhe dhunë verbale pati edhe nga ana e kryesueses së Kuvendit, Saranda Bogujevci.

Gashi: Sot pamë veprime të dhunshme në Kuvend

“Sot pamë veprime të dhunshme në Kuvend dhe dhunë nga ulësja e kryetarit të Parlamentit. Dhunë verbale dhe dhunë në kuptimin e pamundësisë së marrjes së fjalës në Kuvend. Unë si kryetar i GP të LDK-së kam prit më shumë se një orë që ta marrë fjalën dhe momentin që e kam marrë fjalën kryesuesja e seancës ma ka ndërpre në mënyrë të padrejtë, njëanshme dhe tendencioze... nëse kjo sjellje vazhdon kështu fatkeqësisht Kuvendi dhe vendi po shkojnë drejtë tensionimeve të reja të qëllimshme. Rezultat i paaftësisë së menaxhimit të vendit” tha ai.

Krahas këtyre, ai kritikoi kryeministrin Kurti edhe për dialogun me Serbinë, derisa nuk bëri të ditur nëse LDK do të marrë pjesë në takimin e paralajmëruar nga ai.

Gashi: Kurti thjesht është i padenjë të qeverisë vendin

“Kryeministri Kurti as nuk ka raportu para se me shku, as nuk po raporton pasi që është kthyer. Kurti duhet t’i realizojë detyrimet e veta që i ka. Tjerat janë formalizma për t’i ikur përgjegjësive që i ka si kryeministër i vendit. Ai është kryeministër dhe duhet të marrë përgjegjësi... kjo është hipotezë për të cilat nuk mund të jap përgjigje. Nuk mund të jap përgjigje për hipotezat e ngritura nga Kurti nga distanca për të krijuar një ide të gjithë përfshirjes nga Brukseli, por jo në Kosovë. Zotëri Kurti thjesht është i padenjë të qeverisë vendin”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat