Trendafilova cakton Trupin Gjykues l në çështjen e Salih Mustafës

Aktuale

Trendafilova cakton Trupin Gjykues l në çështjen e Salih Mustafës

Nga: G.B Më: 6 maj 2021 Në ora: 16:40
Salih Mustafa

Sot Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova caktoi gjykatësit Roland Dekers, Mapi Feld-Folia, Zhilber Biti, dhe Vladimir Mikula (rezervë) në Trupin Gjykues I, përcjell Bota sot.

Çështja kundër z. Salih Mustafa është e para që do t‘i kalohet një trupi gjykues.

Njoftimi i plotë:

Kryetarja cakton Trupin Gjykues l në çështjen Mustafa

Më 5 maj 2021, Kryetare Ekaterina Trendafilova caktoi gjykatësit Roland Dekers, Mapi Feld-Folia, Zhilber Biti, dhe Vladimir Mikula (rezervë) në Trupin Gjykues I.

Ky caktim u bë pas njoftimit prej Gjykatësit të Procedurës Paraprake se dosja e plotë e çështjes Prokurori i Specializuar k. Salih Mustafës (KSC-BC-2020-05) do të jetë gati për t‘iu kaluar Trupit Gjykues më 7 maj 2021.

Në pajtim me rregullën 116 dhe rregullën 117 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, pas marrjes së dosjes së çështjes, Trupi Gjykues mban pa vonesë një konferencë përgatitore për gjykimin me palët, pas së cilës përcakton afatin për mocionet që mund të dorëzohen prej tyre para nisjes së gjykimit.

Çështja kundër z. Salih Mustafa është e para që do t‘i kalohet një trupi gjykues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat