Familja Imeri ‘trondit’ Fatmir Limajn: Çfarë tha ‘Çeliku’ kundër Thaçit e Veselit? Pse shqetësohet, trego për rastin e Godancit, Rudit dhe Hoxhës?

Aktuale

Familja Imeri ‘trondit’ Fatmir Limajn: Çfarë tha ‘Çeliku’ kundër Thaçit e Veselit? Pse shqetësohet, trego për rastin e Godancit, Rudit dhe Hoxhës?

Nga: N.Sh. Më: 7 maj 2021 Në ora: 09:19
Fatmir Limaj

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, kanë reaguar ndaj Famit Limajt i cili ka kërkuar shkarkimin e Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallës.

Përmes një postimi në facebook, familja Imeri, ia përkujton deklaratat e Limajt kundër Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Sipas kësaj familje, Fatmir Limaj është kampion i korrupsionin.

Ata pyesin Limajn se pse tash është kundër dëshmitarëve të Gjykatës Speciale dhe pse po shqetësohet?

Gjithashtu sipas kësaj familje, ‘rasti i Godancit rasti i Fetah Rudit, Ramiz Hoxhës, Selman Binishit rasti i Cen Deskut, Jakup Kastratit dhe të tjera janë raste për të cilat pak njerëz dinë më mirë se ti, tash mos u shit prift. Madje ke deklaruar se komunikatën 59 e ka shkruar Hashim Thaçi fletë rrufen me të cilen është dënuar Ramiz Hoxha e ka shkruar Kadri Veseli, këto që ke thënë duhet t'i dëshmosh se pastaj mbetesh ti autori i shumë letrave dhe  ngjarjeve ...!:, shkruan familja Imeri.

Shkrimi i plotë:

-një kampion i korrupsionit me emrin Fatmir Limaj paska kërkuar shkarkimin e Ministres së jashtme zonjes Donika Gërvalla se kinse qenka konflikt interesi deklarata e saj para disa vitesh.

-shtrohet pytja  e din Fatmir Limaj çka është konflikti i interesit?

-pse qenka Fatmir Limaj kundër dëshmitarëve të Gjykatës Speciale?

-pse shqetësohet Fatmir Limaj në këtë kohë?

-do të ishte e moralshme dhe patriotike të inkuarajojë të gjithë ata dëshmitarë që të dëshmojnë të vërtetën dhe jo të ngrihesh kundër tyre Z. Limaj, kjo që thua sugjeron, dëshmon se nuk ndihesh mirë me të kaluarën.

- në mënyrë që të të besohet, se je burr i 'ndershem'duhet të rrëfehesh sinçerisht  për shumë raste...

- rasti i Godancit rasti i Fetah Rudit, Ramiz Hoxhës, Selman Binishit rasti i Cen Deskut, Jakup Kastratit  dhe të tjera janë raste për të cilat pak njerëz dinë më mirë se ti, tash mos u shit prift.

-madje ke deklaruar se komunikatën 59 e ka shkruar Hashim Thaçi fletë rrufen me të cilen është dënuar Ramiz Hoxha e ka shkruar Kadri Veseli, këto që ke thënë duhet t'i dëshmosh se pastaj mbetesh ti autori i shumë letrave dhe  ngjarjeve ...!

-të gjithë ata që e dojnë Kosovën duhet të dëshmojnë të vërtetën kudo dhe kurdo!

-të gjithë ata që janë kundër zbulimit ndriçimit të krimeve, vrasjeve ndaj shqipterëve  kanë diçka për të fshehur. Kaq e thjeshtë është kjo matematikë, z. Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat