Deputeti i VV-së distancon partinë e tij nga deklaratat e Gërvallës: Në atë kohë s’ishim bashkë

Aktuale

Deputeti i VV-së distancon partinë e tij nga deklaratat e Gërvallës: Në atë kohë s’ishim bashkë

Më: 7 maj 2021 Në ora: 11:48
Arbër Rexhaj

Arbër Rexhaj, deputeti i Vetëvendosjes nga Prizreni, ka folur për deklaratat e Donika Gërvallajt ndaj krerëve të UÇK-së të dhëna në vitet e fundit.

Rexhaj ka distancuar partinë e tij nga përgjegjësia për këto deklarata duke thënë se Gërvalla ka qenë në LDK gjatë kohës sa fliste në atë formë, dhe se ajo me VV-në kanë pasur rrugë të ndara.

“Vetëm mos të harrojmë një gjë, rruga politike e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Donika Gërvallës për vitin dhe vitet që po flasim ka qenë e ndarë. Donika i ka takuar një subjekti politik siç ka qenë LDK’ja dhe natyrisht i ka shprehur qëndrimet e LDK’së, normalisht nuk ka mundur t’i shpreh qëndrimet e LVV’së në atë kohë. Dhe në këtë relacion, mendoj qe ato qëndrime kanë qenë personale, te ardhura nga një vije politike e së kaluarës. Tash si ministre, mendoj se zonja Gërvalla është në vijë të plotë me Qeverinë Kurti. Ne Vetëvendosje luftën e UÇK’së e shohim si vlerë sublime”, ka thënë Rexhaj.

Ai po ashtu ka thënë se Gërvalla e ka për detyrë që si ministre e Jashtme të mbrojë luftën e UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat