Bilanci i Covid-19 në Kosovë, 2 mijë e 202 viktima dhe mbi 106 mijë të infektuar

Aktuale

Bilanci i Covid-19 në Kosovë, 2 mijë e 202 viktima dhe mbi 106 mijë të infektuar

Më: 8 maj 2021 Në ora: 07:37
Ilustrim

Numri i të vdekurve nga Covid-19 në Kosovë ka arritur në 2 mijë e 202. Ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve tashmë ka kaluar mbi 106 mijë.

Mbi 97 mijë janë shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është 6 mijë e 933.

“Numri total i rasteve pozitive është 106.192 raste nga 549.286 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.202 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 389 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.057 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.933”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.

Kujtojmë se në Kosovë deri më tani janë vaksinuar 24 mijë qytetarë, ndërsa ditëve të fundit kanë mbërritur edhe rreth 5 mijë vaksina të Pfizer.

Ndërkohë kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar se në ditët në vijim në Kosovë do të mbërrijnë edhe kontingjentet tjerë të vaksinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat