Duda Balje reagon pas sulmit në Zubin Potok: E rrezikshme si nuk reagojnë zyrtarët nga veriu

Aktuale

Duda Balje reagon pas sulmit në Zubin Potok: E rrezikshme si nuk reagojnë zyrtarët nga veriu

Nga: A.SH Më: 9 maj 2021 Në ora: 18:56
Duda Balje

Sot gjatë ditës janë sulmuar me armë zjarri disa bjeshkatarë të grupit “Kosovo Mountain Club” nga serbët në Zubin Potok pranë kufirit me Serbinë, teksa nga ky incident nuk kishte të lënduar.

Pas këtij incidenti ka reaguar edhe deputetja Duda Balje, duke thënë se, është e frikshme se si asnjë zyrtarë komunal nga veriu nuk po reagon në këtë ngjarje të papresedan.

Postimi i plotë:

Reagim: Lidhur me rastin shqetesues dhe të rrezikshëm të gjuajtjes me armë sot në veri të shtetit të Kosovës!

Rasti i sotëm i gjuajtjes me rafale nga armë në veri të Kosovës ( Zubin Potok) është shumë shqetësues dhe shumë i rrezikshëm që ka mesazh për institucionet e Republikës së Kosovës.

Është e frikshme se si asnje zyrtarë komunal nga veriu nuk po reagon në këtë ngjarje të papresedan. Çka duhet të ndodhë më shumë që kryetari i komunës së Mitrovices Veriore ( ka qenë zv.minister në MPB ) dhe nënkryetarja e kësaj komune Adrijana Hoxhiq të reagojn. Mos vallë duhet dikush të vritet e të derdhet gjak të reagojn!?

Si kryetare e komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut, e dënoi fuqishëm rastin e sotëm te gjuajtjes me armë ndaj atletve kosovar në veri. Institucionet përgjegjëse duhet të marrin masa të menjëhershme dhe të fuqishme për zbardhjen në detaje të këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat