Kraja: Marrëveshja për Asociacionin nuk qëndron mbi ligjin dhe kushtetutën

Aktuale

Kraja: Marrëveshja për Asociacionin nuk qëndron mbi ligjin dhe kushtetutën

Më: 14 maj 2021 Në ora: 22:02
Mehmet Kraja

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, ka kundërshtuar juristë e analistë të cilët thonë se Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin qëndron mbi të gjitha ligjet dhe mbi vetë Kushtetutën e Kosovës.

Kraja, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “një marrëveshje ndërkombëtare hyn në fuqi pasi të ratifikohet nga parlamentet e dy vendeve respektive”.

Postimi i plotë i Krajës:

“Marrëveshja për asociacionin nuk qëndron mbi ligjin dhe kushtetutën

Juristë dhe analistë, me shkollë dhe pa shkollë, nga padituria e tyre ose duke dashur t’i bëjnë favore Serbisë, nxjerrin në opinion një broçkull, se gjoja Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin, duke qenë marrëveshje ndërkombëtare, qëndron mbi të gjitha ligjet dhe mbi vetë Kushtetutën e Kosovës. Jo dhe jo, nuk është e vërtetë! Sepse një marrëveshje ndërkombëtare hyn në fuqi pasi të ratifikohet nga parlamentet e dy vendeve respektive. Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, por nuk është ratifikuar nga Kuvendi i Serbisë, prandaj efekti i saj juridik ndërkombëtar është nul!”, ka shkruar Kraja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat