Sa është kostoja për legalizim të armëve në Kosovë?

Aktuale

Sa është kostoja për legalizim të armëve në Kosovë?

Më: 15 maj 2021 Në ora: 11:54
Armë

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme për FrontOnline kanë treguar edhe sa kompani janë marrë me trajnimin për përdorim të sigurtë të armës.

“Kanë qenë rreth 16 kompani të cilat janë marrë me trajnimin për përdorim të sigurt të armës dhe çmimet kanë variuar nga 150 deri 250 euro për pistoletën, ndërsa 80 deri 120 euro trajnimi për armët e gjata për gjueti ose rekreacion”, bëhet e ditur nga MPB-ja.

Shpenzimet tjera për t’u pajisur me armë janë certifikata mjekësore, e cila sipas MPB-së, ka koston 50 euro sipas një udhëzimi administrative nga Ministria e Shëndetësisë dhe certifikatat tjera kanë kosto nga 5 euro.

Në MPB thonë se në periudha tjera të legalizimit presin të kenë më shumë kërkesa për legalizim.

“MPB ka realizuar një periudhë të legalizimit të armëve dhe ka në plan QË sa më shpejtë që është e mundur të shpall fushatat e legalizimit dhe dorëzimit të armëve varësisht nga sipas ecurisë të hartimit të politikave”, thonë në MPB.

Që një person të posedojë armë, sipas ligjit, duhet të posedojë aftësi të plotë ligjore për veprim, të posedojë aftësi psiko-fizike, të mos paraqesë rrezik për vetveten, për rendin publik dhe sigurinë publike, të ketë të kryer testin teorik dhe praktik për përdorimin e armës e shumë kushte tjera që përcaktohen me ligj.

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në ‘Barometrin Kosovar të Sigurisë – Sfidat e sigurisë publike’, raport që është publikuar në vitin 2020, kishte theksuar se armëmbajtja pa leje paraqet një rrezik të lartë të sigurisë publike në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat