I larguari nga AAK-ja jep një paralajmërim për Gjykatën Speciale: Do të përfundojë me turp siç ndodhi edhe ndaj...

Aktuale

I larguari nga AAK-ja jep një paralajmërim për Gjykatën Speciale: Do të përfundojë me turp siç ndodhi edhe ndaj...

Nga: N. H Më: 16 maj 2021 Në ora: 18:04
Rasim Selmanaj dhe Kadri Veseli

Ish-kryetari i Komunës së Deçanit, njëherit ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj, ka bërë një paralajmërim, ku ka thënë se Gjykata Speciale e Hagës do të përfundojë me turp sikurse përfundoi edhe ndaj Ramush Haradinajt.

Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook se gjithmonë do të mbetet mbështetës i fuqishëm i pastërtisë së luftës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

Gjersa, ka theksuar se ata që e drejtuan luftën e lavdishme të UÇK-së meritojnë mbështetjen e çdo shqiptari.

Ja shkrimi i tij:

Gjithmonë do të mbetem mbështetës i fuqishëm i pastërtisë së luftës së UÇK-së!

Ata që e drejtuan luftën e lavdishme të UÇK-së meritojnë mbështetjen e çdo shqiptari!

Së shpejti edhe kjo fushatë denigruese ndaj atyre që po përballën në gjykatën speciale do të përfundoi me turp ashtu siç përfundoi edhe ndaj Ramush Haradinajt!

Fitore!

RS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat