Gresa Caka Nimani zgjedhet kryetare e re e Gjykatës Kushtetuese

Aktuale

Gresa Caka Nimani zgjedhet kryetare e re e Gjykatës Kushtetuese

Më: 17 maj 2021 Në ora: 14:28
Gjykatës Kushtetuese

Në seancën administrative të mbajtur të hënën, më 17 maj 2021, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, në përputhje me nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kanë zgjedhur kryetare të re të Gjykatës Kushtetuese, gjyqtaren Gresa Caka-Nimani.

Gjyqtarja Caka-Nimani do të fillojë të ushtrojë detyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, më 26 qershor 2021.

Pasi që të përfundojë mandati i kryetares aktuale të Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi.

Mandati i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës është tri vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat