Presidenti slloven flet pas Samitit: I dërguam këtë mesazh të qartë BE-së

Aktuale

Presidenti slloven flet pas Samitit: I dërguam këtë mesazh të qartë BE-së

Më: 17 maj 2021 Në ora: 17:38
Samiti i Sotëm i Liderëve Rajonalë brenda procesit Brdo-Brioni,

Ballkani Perëndimor dërgoi një mesazh të rëndësishëm nga Samiti i Sotëm i Liderëve Rajonalë brenda procesit Brdo-Brioni, dhe kjo është që BE duhet të shikojë rajonin si një i tërë, tha presidenti slloven Borut Pahor.

Në konferencën për shtyp pas takimit, Pahor tha se tubimi ishte i veçantë, por i suksesshëm.

“Ai ishte i veçantë, nuk kishim mysafirë. Zakonisht kur kemi një mysafir të lartë nga një vend i BE, të gjithë i drejtohen dhe i shprehin pikëpamjet e tij. Këtë herë nuk kemi pasur një mysafir, sepse presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili dëshironte të vinte, nuk mundi për shkak të detyrimeve të tjera. Kjo është hera e parë që kemi qenë vetëm dhe na është dashur të shohim njëri-tjetrin në sy dhe të përballemi me problemet e rajonit," tha ai, duke shtuar se tubimi ishte i suksesshëm.

"Ky ishte një nga takimet më kërkuese, ku secili mund të thoshte atë që dëshironte, dhe ne duhej të gjenim një kompromis. Duhet të them se kompromisi nuk është bosh, por mbart një mesazh të thellë, i cili është i shkurtër, por i qartë," nënvizoi presidenti slloven.

Pahor tha se mesazhi i dërguar nga takimi se BE duhet të shikojë rajonin e Ballkanit Perëndimor si një të tërë, dhe jo si kandidatë individualë që po negociojnë.

"Kjo është hera e parë që ne i kemi bërë thirrje BE-së për të parë rajonin si një i tërë. Së dyti, ne nënvizuam faktin që Brukseli duhet ta shikojë rajonin si një çështje gjeopolitike. Gjëja e tretë që thamë është se BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit, por ata janë gjithashtu të vetëdijshëm se vendet e rajonit duhet të përshpejtojnë reformat e brendshme," theksoi ai.

Pahor tha se kjo hapi një kapitull të ri, si drejt BE-së ashtu edhe në politikën e rajonit.

“Kemi arritur në konkluzione që janë të rëndësishme për qytetarët. Unë jam shumë i kënaqur me dokumentin që kemi ”, përfundoi presidenti i Sllovenisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat