Programi i Kurtit, Bushati: Ata që prisnin mrekulli do zhgënjehen, për një qeveri të varfër i rëndësishëm është virtyti

Aktuale

Programi i Kurtit, Bushati: Ata që prisnin mrekulli do zhgënjehen, për një qeveri të varfër i rëndësishëm është virtyti

Më: 19 maj 2021 Në ora: 00:04
Andi Bushati

Për analistin Andi Bushati, nga programi i Albin Kurtit do të zhgënjehen vetëm ata që kanë pasur pritshmëri mbinjerëzore duke besuar se ai do të bënte mrekulli.

Duke sjellë në vëmendje buxhetin e vogël të qeverisë së Kosovës, Bushati u shpreh se për qeveri të vogla e të varfra si ajo e Kosovës apo Shqipërisë, parimi kryesor është virtyti.

“Ata që kanë pasur pritshmëri mbinjerëzore sigurisht që do të zhgënjehen. Por duhet ta dimë me çfarë njësie matëse do ta matim Albin Kurtin. Një kabinet në Kosovë, që kushdo jetë, 300 mijë euro mbeten për investime.

Në këtë pikë, qeveri që duhet të punojnë me rripin shtrënguar kryesoren kanë virtyt. Qeveritë nuk kanë për detyrë të shpërndajnë dhurata, mjafton të jenë të drejta e të ndershme. Një qeveri e një vendi të varfër duhet të kenë këtë kriter”, u shpreh analisti Andi Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat