Pas shkarkimit të ambasadorëve, ministrja Gërvalla nesër jep detaje

Aktuale

Pas shkarkimit të ambasadorëve, ministrja Gërvalla nesër jep detaje

Më: 19 maj 2021 Në ora: 20:56
Donika Gërvalla

Zv. ministri Kreshnik Ahmeti, i ka komentuar shkarkimet e ambasadorëve kosovarë në botë.

Përmes një statusi në Facebook, ai tha se për këto shkarkime nesër ministrja e kësaj ministrie, Donika Gërvalla, do jep detaje tjera.

“Në përputhje me Ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Republikës së Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht, duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm.

Lidhur me këtë, ministrja Gërvalla do të deklarohet më hollësisht gjatë ditës së nesërme” tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat