Sot asnjë vdekje nga Covid-19, Adriatik Kelmendi vjen me një thirrje për Qeverinë Kurti

Aktuale

Sot asnjë vdekje nga Covid-19, Adriatik Kelmendi vjen me një thirrje për Qeverinë Kurti

Nga: A.Zh Më: 22 maj 2021 Në ora: 16:37
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që të zbut masat kundër Koronavirusit në Kosovë.

Derisa ka komentuar lajmin se sot nuk ka pasur asnjë vdekje nga Covid-19 në Kosovë, Kelmendi ka thënë se më nuk ka arsye që të mos hapet plotësisht gastronomia në vend, përcjell Bota sot.

Sipas tij, nëse qytetarët kufizohen brenda Kosovës, ata do t’ia mësyejnë bregdetit shqiptar dhe atij malazez, gjë që do të dëmtonte ekonominë vendore.

Reagimi i tij në Facebook:

Pas shumë e shumë kohësh, sot asnjë rast i vdekjes, 35 raste pozitive dhe 160 të shëruar nga COVID-19.

Duket se pjesa më e madhe është imunizuar tashmë, ende pa ardhur sasitë e mjaftueshme të vaksinave.

Gjithashtu, bashkëqytetarët në diasporë janë duke u vaksinuar.

Nuk ka më shumë arsye që të mos zbuten masat anti-Covid, të hapet plotësisht gastronomia etj.

Edhe ashtu, Shqipëria dhe Mali i Zi janë hapur. Nëse kosovarët dhe diaspora do të kufizohen brenda Kosovës, ata do t’ia mësyejnë bregdetit shqiptar dhe atij malazez. E bizneset e dërmuara kosovare kanë aq shumë nevojë për infuzion financiar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat