Vendimi i SHBA-së për Sali Berishën, ky është reagimi i ekspertit amerikan - ja çka kërkon

Aktuale

Vendimi i SHBA-së për Sali Berishën, ky është reagimi i ekspertit amerikan - ja çka kërkon

Nga: A.Zh Më: 22 maj 2021 Në ora: 18:50
Alon Ben-Meir

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut Alon Ben-Meir, ka komentuar lidhur me vendimin e Departamentit të Shtetit që ish-presidenti dhe ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha, të shpallet “non-grata”.

Ben-Meir ka thënë se ky vendim i SHBA-së, është shembull i mirë që duhet të zbatohet për udhëheqësit e tjerë të korruptuar në të gjithë botën, përcjell Bota sot.

Sipas tij, lista e udhëheqësve botërorë që duhet t’iu ndalohet hyrja në SHBA duhet të zgjerohet.

Reagimi i Ben-Meir në Facebook:

Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të shpallur ish-presidentin dhe kryeministrin shqiptar Sali Berisha dhe familjen e tij si "non-grata" për veprimet e tij korruptive, është një shembull i mirë që duhet të zbatohet për udhëheqësit e tjerë të korruptuar në të gjithë botën.

Në këtë mënyrë, SHBA mund të dërgojë një mesazh të qartë për të gjithë ata që keqpërdorin pushtetin ose nxisin korrupsionin ose shkelin të drejtat e njeriut.

Lista e udhëheqësve botërorë të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA duhet të jetë më e gjatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat