Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 26 maj 2021 Në ora: 06:15
Ilustrim

Ngjarjet e datës 26 Maj 2021

- Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me drejtorët komunalë do të bëjnë homazhe pranë varezave të martirëve në Lagjen e Trimave, në përkujtim të 22 vjetorit të masakrës së Tususit. (Prizren, ora 10:00 - për shkak të distancës do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës, nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:30)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton draft planin e punës së Komisionit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon konferencën e lansimit të hulumtimit “Mini-Shengeni dhe Bashkëpunimi rajonal: Nevojiten gjashtë shtete për bashkëpunim në Ballkanin Perendimor”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Drejtues te Bankës Qendrore raportojn para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere për të gjeturat e Raportit të Progresit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën e radhës te titulluar Indeksi i konkurrueshmërisë së prodhimit ku do të prezantohen të gjeturat e një studimi mbi konkurrueshmërinë e këtij sektori. (Zyrat e Odës Amerikane, Pejton, ora 10:00)  

- Auditor i Përgjithshëm, Besnik Osmani raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e raportit vjetor të performances së Zyrës Kombëtare dhe Raportit të auditimit, për Pasqyrat Financiare të Zyrës Kombëtare, të audituara nga auditori i pavarur. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)  

- Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjim për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Kryetari i Ulqinit Aleksander  Daboviq drejtori i Organizatës Turistike Gezim Hajdinaga dhe pronarët e hoteleve e plazheve të Komunës së Ulqinit przantojnë ofertën turistike. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së Dega në Prizren, Shaqir Totaj, mban konferencën e radhës për shtyp. (Zyret e reja të degës në rrugën "Saraçët", ora 11:00)

- Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në Gjilan, në bashkëpunim me Fondacioni i Mileniumit i Kosovës dhe organizatën gjermane “Help” mbajnë sesionin informues për thirrjen në kuadër të programit të granteve për Gratë Ndërmarrëse në Energji. (Galeria e teatrit në Gjilan, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mban dëgjimi publik lidhur me nismën ligjore për Projektligjin për Prandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Dhunës ndaj Grave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takohet me kreun e LDK-së Lumir Abdixhiku. (Objekti i Qeverisë, ora 11:00)

- Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur prezanton përmbledhjen e aktiviteteve gërmuese dhe zhvarrimeve në këtë lokacion. (Lokacioni i varrezës masive në Kizhevak, Rashkë, Serbi, ora 12:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat