Xhavit Haliti: Donika Gërvalla do të duhej të kërkonte falje publike

Aktuale

Xhavit Haliti: Donika Gërvalla do të duhej të kërkonte falje publike

Më: 26 maj 2021 Në ora: 17:51
Xhavit Haliti

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se ministrja Gërvalla do të duhej të kërkonte falje për deklaratat për UÇK-në.

“Deklaratat e tilla mendoj se nuk i bëjnë mirë qytetarëve, meqenëse ajo deklaratën për UÇK-në e ka bërë sa nuk ka pasur pozitë shtetërore më e pakta që mund të bëjë është të kërkojë publikisht falje”, ka thënë Haliti.

Haliti tha se Gërvalla do të duhej të padiste shtetin Jugosllav për vrasjen e babit të saj.

“Sa kam të dhëna Gërvalla nuk është dëshmitare në Gjykatën Speciale dhe nuk e di a ka pasur nevojë të dërgojë letra, unë do të dëshiroja që ajo të bënte një padi kundër Jugosllavisë në gjykatën gjermane, e cila ka organizuar që të vrasë babain e saj dhe axhën e saj”, ka thënë Haliti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat