Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 28 maj 2021 Në ora: 06:01
Ilustrim

- Nxënës të klasave të nënta i nënshtrohen testit të arritshmërisë. (Objektet e Shkollave fillore, ora 9:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama vizitojnë ushtarët të cilët po marrin pjesë në Ushtrimin “Defender - Europe 21”. (Pika e grumbullimit të gazetarëve do të jetë Aeroporti i Gjakovës, ora 9:45 - transporti i gazetarëve nga Aeroporti deri te vend ushtrimi do të bëhet nga transporti i FSK-së)

- Mbahet takimi i 199-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi do të mbahet pa praninë e mediave, online, ora 10:00)

-  Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere miraton planin e Punës së Komisionit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Klinika e Neurologjisë dhe Shoqata e Neurologjisë së Kosovës organizojnë shënimin e Dites Botërore të Sklerozes Multiple 2021. (Amfiteatri i Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, ora 11:00)

- Përurohet libri "Zhvillimi Ekonomik dhe Shtetndërtimi" nga autori Ismail Kastrati. (Biblotekën Kombëtare "Pjeter Bogdani", ora 11:00)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion në bashkëpunim me kompaninë Butterfly organizon konferencë për media për shënimin e Ditës së Higjienës Menstruale. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Dega e Partisë Demokratike te Kosovës në Mitrovicë mbanë konferencë për media. (Në selinë e partisë së degës në Mitrovicë, ora 11:00)

- Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes do të mbajë konferencë për media. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremonin e ndarjes së çmimeve vjetore për teatër. (Kabineti i ministrit Çeku, ora 12:00)

- Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist do të organizojë protestën: Kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave. (Qendra e qytetit të Deçanit, ora 12:00)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton planin e punës së Komisionit për vitin 2021. ((Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 15:00)

- Promovohet libri i avokat Ramiz Krasniqit "Ballë për Ballë me Krerët e SHIK-ut" - Procesi politik ndaj dr. Sadri Rambajes- Fasade legale e krimit. (Biblioteka Kombetare "Pjeter Bogdani", ora 17:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat