​Dokumenti pas darkës të liderëve të Ballkanit, BE: Falsifikim i plotë

Aktuale

​Dokumenti pas darkës të liderëve të Ballkanit, BE: Falsifikim i plotë

Më: 30 maj 2021 Në ora: 20:01
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano

Bashkimi Evropian e ka mohuar të ketë shkruar dokumentin që ka qarkulluar të shtunën në media, në të cilin thuhej se shefi i diplomacisë evropian Josep Borrell do t’i thoshte kryeministrit Albin Kurti që të mos e dërgojë policinë në veri të Kosovës.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë për Klankosova se një dokument i tillë nuk është shkruar nga ata.

“Zakonisht nuk i komentojmë raportet e mediave në lidhje me dokumentet e pretenduara të BE-së, në këtë rast të veçantë “dokumenti” është një falsifikim i plotë dhe diçka e tillë nuk u prodhua kurrë nga BE”, ka thënë Stano.

Në dokument thuhej se Kurti e kishte mbështetur vazhdimin e mandatit të EULEX-it në Prishtinë dhe se dokumenti ishte përpiluar nga Komisioni Evropian pas takimit joformal të liderëve të Ballkanit. Tutje, në dokument shkruhej se Borrell e përshëndet raportin e Kurtit me Gjykatën Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat