“Autonomi në veri” e “liberalizim vizash për Kosovën”, vjen reagimi i Haki Abazit

Aktuale

“Autonomi në veri” e “liberalizim vizash për Kosovën”, vjen reagimi i Haki Abazit

Më: 31 maj 2021 Në ora: 14:03
Haki Abazi

Në opinion po diskutohet një plan që thuhet të jetë i përpiluar nga Franca.

Ai parasheh autonomi në veri dhe ekstraterritorialitet të kishave serbe në këmbim të liberalizimit të vizave dhe njohjes së Kosovës nga pesë shtetet e BE-së.

Këtë plan nuk po e konsiderojnë si të vërtetë nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Kryetari i tij, Haki Abazi, njëherit deputet i VV-së, në një prononcim të shkurtë e ka quajtur atë spekulim.

“Nuk kam parë diçka zyrtare në këtë drejtim, andaj mendoj që është spekulim”, u shpreh Abazi.

Abazi nuk pati ndonjë koment kur u pyet nëse pritet të ndodhë liberalizimi i vizave për Kosovën këtë vit.

“Jo s`kam ndonjë koment tash për tash. Më mirë është të pytet Ministria e Jashtme”, deklaroi Abazi.

Ndryshe, disa javë më parë dy “non-paper” që flitnin për një marrëveshje të mundshme midis Kosovës dhe Serbisë, njëri që thuhej të ishte slloven dhe tjetri franko-gjerman,  trazuan opinionin publik.

I pari ai që u tha se ishte me origjinë sllovene, parashihte lëvizje të kufijve në Ballkanin Perëndimor dhe bashkim të Kosovës me Shqipërinë, kurse i dyti ai franko-gjerman, formimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive në komunat me shumicë serbe dhe autonomi të Kosovës së Veriut.

Shtetet, që u tha se janë autore të këtyre dokumenteve jozyrtare, mohuan diçka të tillë.

Së fundmi, pas Greqisë, Spanja është shteti i radhës që do të lëvizë drejt hapjes së një zyre ndërlidhëse në Prishtinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat